E PLOTË/ Zbardhet biseda e Maduros me gjyqtarin, çfarë deklaroi Presidenti i Venezuelës? Avokati: Flores ka pësuar lëndime gjatë rrëmbimit
Nicolas Maduro, presidenti i arrestuar nga “Delta” amerikane me urdhër të Donald Trump, tha në Gjykatën e Manhatanit në Nju Jork të SHBA-ve, se e konsideron veten të rrëmbyer, por ende në krye të Venezuelës. Ai gjithashtu është shprehur se është i pafajshëm për akuzat penale që rëndojnë ndaj tij, ndërsa jashtë gjykatës u mblodhën turma protestuesish me qëndrime të kundërta. Siç shkruajnë mediat e huaja, seanca e plotë dëgjimore, pas paraqitjes paraprake, është caktuar të mbahet më 17 mars, teksa presidenti venezuelian dhe gruaja e tij kërkuan lirimin e menjëhershëm pasi ishin rrëmbyer në mënyrë të paligjshme. “Unë jam një njeri i nderhsëm dhe jetoj si i tillë. Jam rrëmbyer në shtëpinë time në Karakas dhe jemi të pafajshëm”, tha ai mes të tjerash....
Burimi:
vizionplus.tv