“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit
Versioni i dytë mbi mënyrën se si u eliminua Ali Khamenei dhe rrethi i tij i ngushtë vjen nga Financial Times. Një rrëfim i detajuar, por i shoqëruar me rezervat e zakonshme: Shërbimet sekrete rrallë zbulojnë plotësisht mekanizmat e një operacioni të suksesshëm. Sipas burimeve të cituara nga gazeta britanike, eliminimi i liderit iranian ishte rezultat i kombinimit mes teknologjisë dhe faktorit njerëzor, dy elementë thelbësorë në operacione të këtij niveli. Kamerat e hakeruara dhe gjurmimi i lëvizjeve Njësia izraelite Unit 8200, sipas këtij versioni, kishte hakeruar prej kohësh kamerat e trafikut në rrugët e Teheranit. Kjo u ka mundësuar të monitorojnë hyrje-daljet në kompleksin e madh qeveritar ku ndodhej qendra e komandës dhe ku qëndronte Udhëheqësi Suprem. Në këtë mënyrë janë rindërtuar lëvizjet e...
Burimi:
javanews.al