“E dua Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”/ Trump: Shumë pjesë të botës po shkatërrohen para syve tanë
Donald Trump ka shprehur kritikat e tij nga Davos për BE. Ai theksoi se Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur, ndërsa renditi edhe disa nga arritjet e qeverisë së tij. “Vendet nga vini mund të bëjnë shumë më mirë duke ndjekur atë që po bëjmë ne, sepse vende të caktuara në Evropë as nuk njihen më. E dua Evropën dhe dua ta shoh atë të bëjë mirë, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”, tha ai. Presidenti amerikan po ashtu në Forumin Ekonomik Botëror tha se “shumë pjesë të botës sonë po shkatërrohen para syve tanë”. “Udhëheqësit as nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh dhe ata që e kuptojnë nuk po bëjnë asgjë në lidhje me të”, shton ai.
Burimi:
javanews.al