“E dimë ku do të takohen Khamenei dhe këshilltarët e tij”, telefonata e fundit Trump-Netanyahu që dha dritën jeshile për sulmin ndaj Iranit
Arsyeja e vërtetë pse Donald Trump vendosi të sulmonte Iranin të premten në mbrëmje është se Netanyahu e telefonoi dhe i tha se të shtunën në mëngjes udhëheqësi suprem Khamenei dhe këshilltarët e tij do të takoheshin në një vend të caktuar në Teheran: ata mund të vriteshin me një sulm të vetëm. Ish-shefi i CIA-s dhe sekretari i Mbrojtjes, Leon Panetta, e kishte paralajmëruar këtë dje në një intervistë për Corriere. Tani e konfirmon edhe faqja Axios, bazuar në burime të Shtëpisë së Bardhë, duke shpjeguar se biseda vendimtare për nisjen e luftës ndodhi në një telefonatë më 23 shkurt me Trump të lidhur nga Situation Room (kompleks i menaxhimit të inteligjencës që ndodhet në katin përdhes) të Shtëpisë së Bardhë. Objektivi ishte i parezistueshëm për dyshen Trump...
Burimi:
javanews.al