E dënuar si bashkëpunëtore e Epstein, Ghislaine Maxwell “kyç gojën” para Kongresit Amerikan
Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e dënuar e abuzuesit seksual Jeffrey Epstein, ka refuzuar të përgjigjet ndaj pyetjeve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara lidhur me çështjen Epstein. Ajo u paraqit të hënën në një seancë të mbyllur dëgjimore të Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, përmes lidhjes virtuale nga burgu në Teksas, ku po vuan një dënim prej 20 vitesh për trafikim seksual. Kryetari republikan i Komitetit të Mbikëqyrjes, James Comer, deklaroi se Maxwell, ashtu siç pritej, u mbështet në Amendamentin e Pestë të Kushtetutës Amerikane, i cili i jep të drejtë çdo qytetari të refuzojë të dëshmojë për çështje që mund ta vetëinkriminojnë. Kjo do të thotë se ajo zgjodhi të heshtë dhe të mos japë asnjë përgjigje nën betim. “Ky është një zhgënjim...
Burimi:
javanews.al