Dyshohen për lidhje me grupe terroriste, Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s në Ankara
Nga të ndaluarit, 185 dyshohen për anëtarësi në disa organizata të majta ekstreme, të cilësuara si terroriste nga Ankaraja. Mes tyre është edhe Fronti-Partia Revolucionare e Çlirimit të Popullit (DHKP-C), që në të kaluarën ka marrë përgjegjësinë për disa sulme në Turqi. Autoritetet thanë se operacionet kishin në shënjestër disa grupe, si pjesë e masave më të gjera të sigurisë. Zyra e Guvernatorit të Ankarasë njoftoi të hënën vonë për ndalimin e të gjitha protestave nga 28 qershori deri në fund të samitit të NATO-s. Samiti pritet të mbledhë liderët e 32 shteteve anëtare, përfshirë edhe presidentin amerikan, Donald Trump. Ai do të zhvillohet në një moment kritik për sigurinë evropiane dhe euroatlantike. Muajve të fundit, Aleanca është vënë nën presion – edhe për shkak...
Burimi:
javanews.al