Dyshime për akte terroriste, arrestohet një person në Austri/ Kishte plane për të sulmuar…
Autoritetet austriake kanë arrestuar një shtetas për lidhje me organizatën terroriste DAESH, falë një bashkëpunimi të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme për Mbikëqyrjen e Territorit (shërbimi i sigurisë së brendshme i Marokut). Operacioni, i zhvilluar në kuadër të një hetimi antiterrorist, ka mundësuar parandalimin e planeve të dyshuara për sulme në territorin austriak, veçanërisht kundër forcave të rendit. Sipas Ministrisë së Brendshme të Austrisë, gjatë kontrolleve janë sekuestruar materiale propagandistike xhihadiste dhe pajisje elektronike, të cilat aktualisht janë duke u analizuar.
Burimi:
javanews.al