DW/ Merz: Detyrat globale ne do t’i zgjidhim vetëm bashakrisht

DW/ Merz: Detyrat globale ne do t’i zgjidhim vetëm bashakrisht

Kancelari Friedrich Merz në Konferencën e Sigurisë në Mynih u distancua nga aleatja afatgjatë SHBA-ja. Europa duhet të çlirohet nga një varësi e krijuar vet prej SHBA-së dhe "të krijojë një partneritet të ri transatlantik", tha politikani kristiandemokrat në hapje të konferencës. Ai u shpreh, se ka një distancim në rritje në raportet me SHBA-në. Partneriteti transatlantik  "me sa duket e ka humbur vetkuptueshmërinë, fillimisht në Shtetet e Bashkuara, e pastaj edhe këtu në Europë e me gjasë edhe këtu në sallë". Friedrich Merz paralajmëroi partnerët dhe aleatët e Gjermanisë në Evropë se liria që kontinenti ka gëzuar që nga Lufta e Dytë Botërore "nuk është më e vetëkuptueshme". Kancelari u bëri thirrje kombeve evropiane të "tregojnë vendosmëri për të pohuar këtë liri" mes sfidave që i...