“Duhet të jemi gati për luftë”/ Kthesa historike e Gjermanisë, nis projektin e madh të riarmatimit

“Duhet të jemi gati për luftë”/ Kthesa historike e Gjermanisë, nis projektin e madh të riarmatimit

Gjermania ka hyrë në një fazë të re dhe të pazakontë për historinë e saj pas Luftës së Dytë Botërore, duke nisur një proces të gjerë riarmatimi që synon transformimin e Bundeswehr-it në një forcë të gatshme për luftë dhe me rol udhëheqës në Evropë. Në një intervistë për “The Economist”, shefi i Forcave të Armatosura gjermane, gjenerali Carsten Breuer, ka deklaruar se objektivi është që Ushtria gjermane të bëhet “e gatshme për luftë” deri në vitin 2039, në kuadër të një strategjie të re ushtarake që për herë të parë në historinë e Republikës Federale përcakton në mënyrë të plotë drejtimin e zhvillimit të mbrojtjes. Sipas Breuer, transformimi nuk është vetëm teknik apo buxhetor, por edhe kulturor dhe shoqëror. Ai thekson se Ushtria gjermane...