“Duhen nisur bisedimet”/ Meloni e prerë: Italia nuk është pjesë e luftës dhe dhe nuk ka ndërmend të futet në konflikt
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka deklaruar se Italia nuk është pjesë e konfliktit dhe nuk ka ndërmend të përfshihet në luftë. Në një reagim të publikuar në platformën X, ajo theksoi se qeveria italiane është e angazhuar për të mbrojtur sigurinë e vendit dhe për të mbështetur çdo përpjekje për paqe. “Qeveria është e angazhuar të mbrojë sigurinë e Italisë dhe të qytetarëve të saj dhe të mbështesë çdo iniciativë që synon kërkimin e paqes”, shkroi Meloni në postimin e saj. Ajo theksoi qartë se Italia nuk do të përfshihet në konflikt. “Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk synon të hyjë në të”, u shpreh kryeministrja italiane në një video të publikuar bashkë me mesazhin. Meloni bëri të ditur gjithashtu se ka...
Burimi:
top-channel.tv