“Duam që lufta të zgjidhet në formë paqësore”, zëdhënësi i kremlinit: Nuk ka ende reagim nga Zelensku ndaj thirrjeve tona për bisedime

“Duam që lufta të zgjidhet në formë paqësore”, zëdhënësi i kremlinit: Nuk ka ende reagim nga Zelensku ndaj thirrjeve tona për bisedime

Deri më tani nuk është regjistruar asnjë reagim nga Volodymyr Zelensky ndaj thirrjes së përsëritur të Moskës për bisedime që synojnë një zgjidhje paqësore të luftë, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Peskov tha gjithashtu se, sa i përket organizimit të një takimi të mundshëm midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, Moska është aktualisht vendi që po shqyrtohet. Ai po i përgjigjej një pyetjeje nëse pala ruse do të ishte e gatshme të takohej me presidentin ukrainas në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në të njëjtën kohë, Peskov theksoi se, në lidhje me organizimin e një takimi Putin-Zelensky, “diskutimet hipotetike nuk janë të përshtatshme”. Kujtohet se dje, këshilltari i politikës së jashtme i Kremlinit, Yuri Ushakov, kishte deklaruar se Rusia po e fton Zelenskyn të vizitojë...