Dronët iranianë godasin edhe Irakun
Katër dronë goditën aeroportin e Basrës dhe dy objekte nafte në Irakun jugor, sipas një zyrtari të sigurisë që foli për AFP-në franceze. Ai tha se një dron u rrëzua në terminalin e ngarkesave në aeroportin e Basrës. Dy të tjerë goditën objektet e një kompanie amerikane në kompleksin e naftës Bourgesiya, ndërsa një i katërt goditi fushën e madhe të naftës Rumaila, ku operon gjigandi britanik i energjisë BP. Në të njëjtën kohë, grupi francez i energjisë TotalEnergies i ka kërkuar stafit të tij të huaj që të tërhiqen urgjentisht nga projektet që po zbaton në Basra, sipas burimeve në sektorin e naftës irakiane. Vendimi u mor pas sulmeve iraniane në rajon, të cilat pasuan fillimin e fushatës ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe...
Burimi:
vizionplus.tv