Dronët e Iranit drejt Greqisë, komunistët e Athinës: U bëmë pjesë e luftës së imperialistëve amerikanë, do kemi pasoja

Dronët e Iranit drejt Greqisë, komunistët e Athinës: U bëmë pjesë e luftës së imperialistëve amerikanë, do kemi pasoja

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Greke (KKE), Dimitris Koutsoubas, deklaroi sonte në stacionin televiziv Action 24 se qeveria greke po përfshihet në atë që ai e quajti “luftë imperialiste” të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, duke paralajmëruar se tensionet në Lindjen e Mesme mund të kenë pasoja direkte edhe për Greqinë. Z. Koutsoubas tha se informacioni i tij i besueshëm tregon se nga katër dronët që u kapën mbi hapësirën ajrore të Qipros, dy ishin të drejtuar drejt bazës britanike në Akrotiri, ndërsa dy të tjerët kishin destinacion bazën amerikane në Sudë, në ishullin e Kretës. Sipas tij, ky incident shkaktoi një alarm të menjëhershëm në bazën e Sudës. “U thashë edhe parlamentarëve se nga 4 dronët që u drejtuan nga Irani...