Dronë në hapësirën ajrore të Finlandës, presidenti i vendit: Ishin me origjinë ukrainase, por…
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, njoftoi se disa dronë hynë në hapësirën ajrore të vendit, duke theksuar se nuk ka asnjë kërcënim ushtarak për Finlandën. Ai shtoi se njëri prej dronëve ishte me origjinë ukrainase. “Autoritetet tona reaguan menjëherë ndaj situatës. I falënderoj për veprimin e tyre efektiv. Hetimi për incidentin është duke vazhduar dhe po e monitorojmë situatën nga afër. Autoritetet mbeten të përgatitura për t’iu përgjigjur incidenteve të ardhshme. Finlanda është gati të mbrojë territorin e saj”, shkroi Stubb në një postim. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv