Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Drogë, rrëmbime, vrasje/ Aktakuza e rëndë kundër Maduros dhe gruas së tij
Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi një padi të re kundër Presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, së bashku me gruan e tij, Celia Flores, djalin e tij Nicolas Maduro Guerra dhe zyrtarë të tjerë venezuelianë. Në padi, prokurorët federalë në Nju Jork pretendojnë se “për më shumë se 25 vjet, udhëheqësit venezuelianë kanë abuzuar me pozicionet e tyre të besimit publik dhe kanë korruptuar institucione dikur legjitime për të kontrabanduar ton kokainë në Shtetet e Bashkuara”. Maduro ishte “në ballë të këtij korrupsioni ”, thotë aktakuza, dhe përdori “pushtetin e tij të fituar në mënyrë të paligjshme dhe institucionet që ai korruptoi për të transportuar mijëra ton kokainë në Shtetet e Bashkuara”. Sipas aktakuzës, Maduro, në pozicione të ndryshme qeveritare, u siguroi pasaporta diplomatike...








