Drejt fundit ndikimi i Moskës në Afrikë? Tërhiqen trupat ruse, rebelët Tuareg shkaktojnë “tërmet” në Mali

Drejt fundit ndikimi i Moskës në Afrikë? Tërhiqen trupat ruse, rebelët Tuareg shkaktojnë “tërmet” në Mali

Një goditje poshtëruese ndaj prestigjit të Kremlinit në kontinentin afrikan është regjistruar javët e fundit, ndërsa forcat ruse janë detyruar të lëshojnë fortesën strategjike të Kidalit në Malin verior. Pamjet e luftëtarëve Tuareg që tallnin konvojin rus gjatë tërheqjes, po qarkullojnë si dëshmi e një kthese dramatike në rajonin e Sahelit, i konsideruar si vatra më vdekjeprurëse e terrorizmit në botë. Tërhiqja e “Korpusit Afrikan” — pasardhësi i Grupit Wagner nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë — nuk është thjesht një humbje territoriale. Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, ky episod ekspozon kufizimet e aftësisë së Vladimir Putinit për të mbrojtur aleatët e tij larg kufijve rusë. Aleanca e rrallë që gjunjëzoi mercenarët Mali është zhytur në një kaos të ri që prej 25...