Draghi i ashpër me Europën: Nëse dëshiron pushtet duhet të bëhet federatë!

Draghi i ashpër me Europën: Nëse dëshiron pushtet duhet të bëhet federatë!

Europa rrezikon të bëhet e nënshtruar, e përçarë dhe e deindustrializuar, të gjitha njëherësh, paralajmëron Mario Draghi gjatë ceremonisë ku iu dha titulli i doktoratës Honoris Causa nga Universiteti KU Leuven, në Belgjikë. Fjalimi i tij është një thirrje e re ndaj Bashkimit Europian. “Mes të gjithëve që sot gjenden të shtrënguar mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, vetëm europianët kanë mundësinë të bëhen vetë një fuqi e vërtetë. Duhet të vendosim: mbetemi thjesht një treg i madh, i nënshtruar prioriteteve të të tjerëve? Apo hedhim hapat e nevojshëm për t’u bërë një fuqi?”, shtoi ai, duke theksuar se për t’u bërë fuqi Europa duhet të kalojë nga konfederatë në federatë. “Aty ku Europa është federuar, në tregti, konkurrencë, tregun e vetëm, politikën monetare, respektohemi si fuqi...