Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin
Dua Lipa ka rikthyer në vëmendjen e opinionit publik skandalin e dosjeve Epstein, të zbehur disi që prej shpërthimit të luftës në Iran. Ylli i muzikës pop shprehu shqetësim për mënyrën se si mediat po e trajtojnë skandalin e financierit pedofil, duke theksuar se në shumicën e rasteve, vëmendja po largohet nga viktimat. Gjatë një episodi të fundit të podkastit të saj, Dua kritikoi gjuhën e përdorur në raportime, duke thënë se kjo “u ka bërë një shërbim të keq” viktimave, shumica e të cilave ishin të mitura. Këngëtarja e famshme u ndal veçanërisht tek përqendrimi i madh tek elementet e sensacionit, si pershkrimi i festave intime apo përfshirja e personazheve të njohur, dhe theksoi se kjo errëson faktin që bëhet fjalë për abuzim të...
Burimi:
top-channel.tv