Dosjet e reja të Epstein/ Publikohen foto të ish-princit Andrew në gjunjë mbi një vajzë
Një publikim masiv dokumentesh nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka rihapur debatin mbi rrjetin e kontakteve të Jeffrey Epstein, i cili u akuzua për abuzime seksuale dhe vdiq në burg në vitin 2019. Sipas The Guardian, dosjet e reja përfshijnë më shumë se tre milionë faqe dokumente, 2 mijë video dhe rreth 180 mijë imazhe, duke përbërë publikimin më të madh të këtij lloji deri më sot. Ky publikim vjen si rezultat i një ligji të miratuar vitin e kaluar në SHBA, i cili detyron qeverinë të bëjë publike çdo informacion në zotërimin e saj që lidhet me çështjen Epstein. Në mesin e dokumenteve të publikuara përfshihen edhe imazhe që, sipas përshkrimit të mediave, duket se tregojnë ish-princin Andrew në një situatë komprometuese me një...
Burimi:
javanews.al