Dosja Epstein/ Starmer: Më vjen keq që e bëra Mandelsonin ambasador, më mashtroi

Dosja Epstein/ Starmer: Më vjen keq që e bëra Mandelsonin ambasador, më mashtroi

Kryeministri britanik Keir Starmer u ka kërkuar falje këtë të enjte viktimave të Jeffrey Epstein-it për emërimin e Peter Mandelson-it si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Washington, pavarësisht lidhjeve të tij me financierin e ndjerë. Starmer tha se Mandelson e kishte “paraqitur Epstein-in si dikë që mezi e njihte.” Në një fjalim të enjten, ai tha: “Më vjen keq… që besova gënjeshtrat e Mandelson-it dhe e emërova.” Sjellim ndërmend se Starmer e shkarkoi Mandelson-in nga detyra në muajin shtator pasi u publikuan disa email-e që tregonin se ai kishte ruajtur miqësinë me Epstein-in edhe pas dënimit të financierit në vitin 2008 për krime seksuale ndaj një të mituri. Epstein vdiq duke kryer vetëvrasje në një qeli burgu në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin mbi...