Donald Trump: Venezuela do t’i dorëzojë SHBA-ve deri në 50 milionë fuçi nafte dhe do t’i kontrollojmë ne

Donald Trump: Venezuela do t’i dorëzojë SHBA-ve deri në 50 milionë fuçi nafte dhe do t’i kontrollojmë ne

Presidenti amerikan Donald Trump, ka njoftuar se Venezuela do të dorëzojë deri në 50 milionë fuçi naftë të cilësisë së lartë, me vlerë rreth 2.8 miliardë dollarë, tek SHBA-të pas largimit të presidentit Nicolás Maduro nga pushteti. Trump deklaroi në një postim në rrjetin social Truth Social se kjo naftë do të shitet me çmimin e tregut dhe të ardhurat do të kontrollohen prej tij, për t’u përdorur në dobi të popullit venezuelian dhe amerikan. “Jam i kënaqur të njoftoj se Autoritetet e Përkohshme në Venezuelë do të dorëzojnë midis 30 dhe 50 milionë fuçi naftë të cilësisë së lartë, të sanksionuar, tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo naftë do të shitet me çmimin e saj të tregut, dhe ato para do të kontrollohen nga unë,...