Donald Trump tërhiqet nga kërcënimet për tarifa, flet për një ‘kornizë’ marrëveshjeje mbi Groenlandën
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e një marrëveshjeje të ardhshme lidhur me Groenlandën, pas bisedimeve me NATO-n, duke u tërhequr njëkohësisht nga kërcënimet për vendosjen e tarifave ndaj aleatëve evropianë që kishin kundërshtuar planet e tij për marrjen e ishullit, raporton BBC. Në një postim në rrjetet sociale, Trump dha pak detaje mbi diskutimet, të cilat si ai ashtu edhe NATO i përshkruan si “shumë produktive”. Pas javësh retorike që tronditën marrëdhëniet transatlantike, presidenti amerikan tha se takimi kishte çuar në krijimin e një “kornize” për një marrëveshje të mundshme. Megjithatë, nuk ka asnjë tregues se një marrëveshje e tillë do të përmbushte kërkesën e Trump për “pronësinë” e Groenlandës. Këtë ambicie ai e përsëriti edhe gjatë...
Burimi:
syri.net