Donald Trump: S’ka paqe me Iranin! Presidenti amerikan akuzon ashpër Teheranin. Kritika të forta edhe Spanjës
Tonet e forta të presidentit amerikan Donald Trump dominuan në ditën e dytë të Samitit të NATO-s. Nga marrëdhëniet me Iranin, te kritikat ndaj Spanjës dhe aleatëve të NATO-s, Trump përcolli mesazhe të ashpra, duke vënë sërish në diskutim balancën e përgjegjësive brenda Aleancës. Presidenti amerikan deklaroi se nuk beson më te negociatat me Iranin, duke i cilësuar ato si të kota dhe duke akuzuar Teheranin për mungesë sinqeriteti. “Për sa më përket mua, është thjesht humbje kohe të merresh me ta. Ata janë gënjeshtarë… Ka diçka që nuk shkon me ta. Ata janë të çuditshëm. Për sa më përket mua, armëpushimi ka mbaruar”, tha Trump. Në qendër të kritikave ishte edhe Spanja. Trump e cilësoi Madridin një partner që nuk përmbush detyrimet në NATO...
Burimi:
vizionplus.tv