Donald Trump mbërrin në Zvicër, Presidenti amerikan do takohet me aleatët, në fokus Groenlanda

Donald Trump mbërrin në Zvicër, Presidenti amerikan do takohet me aleatët, në fokus Groenlanda

Avioni presidencial i SHBA, “Air Force One”, ka mbërritur në Zyrih të Zvicrës, duke shënuar fillimin e vizitës së Presidentit Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror (WEF). Pika e parë e agjendës së Trump do të jetë një pritje me liderët e biznesit, ku ai pritet të diskutojë çështje kyçe lidhur me ekonominë globale. Më pas, Presidenti do të mbajë një fjalim të rëndësishëm në WEF, ku do të adresojë liderët dhe delegatët nga e gjithë bota. Megjithatë, udhëtimi i Trump në Zvicër përballoi një vonesë të papritur më herët sot. “Air Force One” u detyrua të kthehej në një bazë ajrore në Maryland për shkak të një problemi të vogël elektrik. Pavarësisht këtij shqetësimi, avioni ka mbërritur tashmë në Zyrih dhe Presidenti do të...