Doli në dokumentet e publikuara nga dosja Epstein. Mandelson jep dorëheqjen nga Partia Laburiste
Bota E Hënë, 2 Shkurt 2026 10:28 Lord Mandelson ka dhënë dorëheqjen nga Partia Laburiste, pas lajmeve për përfshirje në dosjen e Epstein. Emri i Mandelson shfaqet midis miliona dokumenteve të publikuara në lidhje me Epstein. Këto dokumente janë numri më i madh i ndarë nga qeveria amerikane që kur nëpërmjet një ligji u urdhërua publikimin e tyre. Disa dokumente sugjerojnë se Epstein i ka bërë atij pagesa midis viteve 2003 dhe 2004 që arritën në një total prej 75,000 dollarësh (tani, 55,000 £). Mandelson thotë se nuk ka të dhëna të tilla dhe se nuk i kujtohet për marrjen e shumave dhe nuk e di nëse dokumentet ishin autentike. Nuk është hera e parë që ish-ministri është rrëzuar nga miqësia e tij me Epstein...
Burimi:
kohajone.com