“Do ua thyejmë xhamin”, agjentët e emigracionit në SHBA kërcënojnë ekipin e gazetarëve
Një episod shqetësues ka ndodhur së fundmi në Minneapolis, ku një ekip i transmetuesit publik italian RAI u ndalua dhe u kërcënua nga agjentët e ICE (Immigration and Customs Enforcement), agjencia federale amerikane përgjegjëse për zbatimin e ligjit të emigracionit. Trupa televizive e emisionit “In Mezz’ora”, që drejtohet nga gazetarja Laura Cappon dhe operatori Daniele Babbo, po dokumentonte zhvillimet e fundit në qytet, kur u ndaluan papritur nga agjentët amerikanë. Sipas dëshmive të ekipit, situata u tensionua shpejt dhe kërcënimet nuk munguan. Agjentët iu drejtuan gazetarëve me tone të ashpra dhe u thanë qartë: “Do ta thyejmë xhamin dhe do t’ju nxjerrim nga makina”. Kjo sjellje ka shkaktuar shqetësim dhe habi jo vetëm tek gazetarët, por edhe tek komuniteti ndërkombëtar i medias, duke ngritur pyetje serioze...
Burimi:
javanews.al