“Do të përballet me pasoja të rënda”/ Trump kërcënon Rodriguez: Nëse nuk bën gjënë e duhur, e pret një çmim më i lartë se ai i Maduros
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar deklarata të forta ndaj drejtuesve të Venezuelës, duke kërcënuar drejtpërdrejt presidenten e përkohshme të vendit, Delcy Rodríguez. Në një intervistë për median amerikane The Atlantic, Trump u shpreh se nëse Rodríguez nuk “bën atë që është e drejtë”, ajo do të përballet me pasoja të rënda. “Nëse ajo nuk bën gjënë e duhur, do të paguajë një çmim shumë të madh, ndoshta edhe më të madh se ai i Nicolás Maduro-s,” deklaroi Trump. Presidenti amerikan foli gjithashtu hapur për të ardhmen politike të Venezuelës, duke mos përjashtuar as ndryshimin e regjimit. “Ndryshim regjimi, ose si të doni ta quani, është më mirë se ajo që keni tani. Nuk mund të bëhet më keq,” tha ai. Deklaratat...
Burimi:
top-channel.tv