“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

Arrestimi i Maduros dhe gruas së tij u zhvillua sot me momente dramatike.  Zhurma e prangave në këmbët e Maduros dëgjohej qartë përpara se ai të hynte në sallën e gjyqit, ku ai u kthye, tundi kokën dhe dukej sikur i tha “buenos días” disa personave në sallë.  Momenti më i tensionuar erdhi në fund të seancës, kur një qytetarë filloi t’i bërtiste në spanjisht se do të “paguante” për atë që kishte bërë.  Maduro iu kthye dhe iu përgjigj në spanjisht, duke u përshkruar si një “president i rrëmbyer” dhe një “i burgosur lufte”, para se të shoqërohej jashtë i prangosur, duke kaluar pas gruas së tij përmes derës së pasme të oborrit.