Do rriten çmimet e prezervativëve me 30%, shkak Lindja e Mesme

Do rriten çmimet e prezervativëve me 30%, shkak Lindja e Mesme

Kompania më e madhe në botë e prodhimit të prezervativëve, Karex, ka paralajmëruar për rritjen e çmimeve të këtyre produkteve deri në 30% ose më shumë. Arsyeja është shumë e thjeshtë, konfliktet në Lindjen e Mesme, pasi kanë shkaktuar shkaktuar tronditje të forta në tregun e lëndëve të para dhe në zinxhirët globalë të furnizimit. Karex, me seli në Malajzi, prodhon më shumë se 5 miliardë prezervativë në vit, duke furnizuar marka të mëdha ndërkombëtare si Durex dhe Trojan, si dhe sisteme publike shëndetësore, përfshirë Shërbimin Kombëtar Shëndetësor të Mbretërisë së Bashkuar (NHS). Drejtuesi i kompanisë, Goh Miah Kiat, deklaroi në intervista për Reuters dhe Bloomberg se kostoja e prodhimit është rritur ndjeshëm që nga fillimi i konfliktit, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve...