“Do rrisim trupat në 460 mijë”, Gjermania zotohet të ndërtojë ushtrinë më të fortë në Evropë deri në vitin 2039
Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, prezantoi këtë të mërkurë një strategji të re kombëtare ushtarake, ndërsa Berlini po reagon ndaj kërcënimit në rritje nga Moska. Bundeswehr, ushtria gjermane, po kalon një program riarmatimi pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ndërsa vendi riktheu shërbimin ushtarak vullnetar në janar në përpjekje për të rritur numrin e trupave. Plani i mbrojtjes i Pistorius përfshin strategjinë e parë ushtarake të Gjermanisë dhe një analizë të kapaciteteve të Bundeswehr-it, duke përcaktuar organizimin, strukturën dhe madhësinë e forcave të armatosura. Ndërsa detajet janë të klasifikuara, Pistorius tha se planet përfshijnë “zhvillimin e Bundeswehr-it në ushtrinë konvencionale më të fortë në Evropë”. Ministria e Mbrojtjes në Berlin e konsideron Rusinë si kërcënimin kryesor për Gjermaninë. “Me riarmatimin e saj, ajo...
Burimi:
javanews.al