“Do ketë sulm të dytë nëse është nevoja”, Trump: Do jetë shumë më i fuqishëm se i pari

“Do ketë sulm të dytë nëse është nevoja”, Trump: Do jetë shumë më i fuqishëm se i pari

Presidenti Donald Trump deklaroi gjatë konferencës për shtyp se SHBA-të janë të gatshëm të organizojnë një sulm të dytë ndaj Venezuelës nëse do të duhet dhe se ai do të ishte “shumë më i madh” se i pari. Trump shtoi se fillimisht ishte planifikuar një “valë e dytë” sulmesh, duke supozuar se do të ishte e nevojshme. Megjithatë, duke pasur parasysh suksesin e sulmit të mbrëmshëm, ai nuk e përjashtoi mundësinë që një veprim i tillë të mos jetë më i domosdoshëm. ”SHBA-të janë gati të organizojnë një sulm të dytë ndaj Venezuelës nëse është e nevojshme”, tha ai Top Channel