“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë ‘makthi më i keq’ i Iranit, nëse ata nuk bien dakord me planin e paqes”. Ky ishte paralajmërimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për Teheranin, gjatë mbledhjes së kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, ku këmbënguli përsëri që Irani duhet të negociojë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës. Trump kërcënoi se “nëse Teherani nuk ulet në tryezën e negociatave, SHBA do të vazhdojnë t’i hedhin në erë”. Paralajmërimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë erdhi një ditë, pasi Irani hodhi poshtë planin e paqes të SHBA-së, që thuhet se kërkonte që regjimi të hiqte dorë nga programi i tij bërthamor dhe të kufizonte raketat balistike. Në mbledhjen e kabinetit, Steve Witkoff, i dërguari special i Trump, konfirmoi...