Djali i Liderit Suprem të Iranit me perandori globale pronash, zbulohet lista e pasurive marramendëse në zemër të Londrës, Majorkës e Austrisë

Djali i Liderit Suprem të Iranit me perandori globale pronash, zbulohet lista e pasurive marramendëse në zemër të Londrës, Majorkës e Austrisë

Në një rrugë të rrethuar me pemë në veri të Londrës, e njohur si “Rreshti i Miliarderëve”, një grup vilash kryesisht boshe, qëndrojnë pas gardheve të larta dhe portave të zeza të blinduara. Ndërsa fëmijët kalojnë pranë, roje private në makina të zeza SUV patrullojnë jashtë. Pas fasadave të këtyre shtëpive luksoze në “The Bishops Avenue” fshihet një rrjet që shtrihet nga Teherani në Dubai dhe Frankfurt. Pronësia, përmes shtresave të kompanive fiktive, të çon te një nga njerëzit më të fuqishëm në Lindjen e Mesme: Mojtaba Khamenei, djali i dytë i Liderit Suprem të Iranit. 56-vjeçari, mbikëqyr një perandori të shtrirë investimesh, sipas personave që kanë njohuri për çështjen dhe vlerësimit të një agjencie kryesore inteligjence perëndimore. Burimet për Bloomberg thonë se ndërsa Khamenei...