Dita e dytë e Konferencës në Mynih, Rubio: SHBA-të do të mbeten gjithmonë një “fëmijë i Europës”
Në fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, theksoi rëndësinë e forcimit të aleancës mes SHBA-ve dhe Europës. “Edhe pse shtëpia jonë është në Hemisferën Perëndimore… ne do të mbetemi gjithmonë një fëmijë i Europës. Kolonitë e para u themeluan nga kolonistët anglezë, të cilëve u detyrojmë jo vetëm gjuhën që flasim, por tërë sistemin tonë politik dhe ligjor”, tha Rubio. Ai shtoi se SHBA-të po përpiqen të “ringjallin një miqësi të vjetër dhe të rinovojnë qytetërimin më të madh në historinë e njerëzimit”, duke e vendosur këtë si thelb të politikës amerikane ndaj Europës dhe botës. Rubio foli gjithashtu për luftën në Ukrainë, duke nënvizuar se SHBA-të janë të përkushtuara të testojnë marrëveshjet që mund të arrihen...
Burimi:
javanews.al