Burimi:
top-channel.tv

Foto © top-channel.tv
Dita e dhjetë e protestave në Iran, një tjetër oficer policie qëllohet për vdekje
Një tjetër oficer policie u qëllua për vdekje në Iran ndërsa protestat antiqeveritare hynë në ditën e tyre të dhjetë në mbarë vendin. Oficeri, i identifikuar si Ehsan Aghajani, u qëllua nga protestuesit pranë qytetit Malekshahi dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spital si pasojë e plagëve të marra. Malekshahi është një qark me rreth 20 mijë banorë, me popullsi kryesisht kurde. Një ditë më parë, përleshjet në zonë kishin shkaktuar vdekjen e një tjetër anëtari të forcave të sigurisë. Ndërkohë, policia iraniane shpërndau një protestë në Pazarin e Madh të Teheranit duke përdorur gaz lotsjellës, sipas organizatave joqeveritare dhe pamjeve të publikuara në rrjetet sociale. Sipas mediave, pamje tregojnë gjithashtu protestues që brohorisnin “Liri, liri!” dhe “Pa turp”. Organizatat Iran Human Rights,...






