“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

Irani ka nisur një valë re sulmesh me dronë e raketa në Emiratet e Bashkuara, në ditën e 11-të luftës. Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në X njoftoi se u janë përgjigjur sulmeve iraniane. Ndërkohë si pasojë e sulmeve izraelite në Teheran të paktën 40 persona u vranë. Sipas transmetuesit izraelit N12, disa laboratorë bërthamorë në kryeqytetin iranian u vunë në shënjestër nga forcat e Tel Avivit. Irani nuk sheh më hapësirë ​​për një zgjidhje diplomatike me Shtetet e Bashkuara dhe po përgatitet për një konflikt të zgjatur. Kështu deklaroi Kamal Kharazi, këshilltar për politikën e jashtme i Liderit Suprem Iranian gjatë një interviste për CNN. “Nuk shoh më hapësirë ​​për diplomaci”, deklaroi Kharazi, duke akuzuar Presidentin e SHBA-së Donald Trump se ” ka...