Dinamika e tragjedisë me 47 të vdekur/ Çfarë ndodhi në Crans-Montana? Shpërthimi i zjarrit në një bodrum dhe një derë e vetme për të dalë
Një zjarr thuhet se është përhapur shpejt brenda lokalit në bodrum, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarre të tjera që e kthyen atë sallë të barit “Le Constellation” në një shesh flakësh pa lënë shteg shpëtimi për dhjetëra e dhjetëra vajza dhe djem që po festonin Vitin e Ri. Kjo do të ishte dinamika e tragjedisë në Crans-Montana, që në orën 01:30 të 1 janarit 2026 shkaktoi vdekjen e 47 personave, ndërsa 100 të tjerë mbetën të plagosur. Kështu e përshkroi situatën këshilltari i Shtetit Stéphane Ganzer për televizionin zviceran. Hetuesit janë në punë për të përcaktuar saktësisht shkaqet e katastrofës, duke mbledhur dëshmitë e atyre që ishin në vendngjarje. Sigurisht nuk ishte një atentat: prokurorja e Përgjithshme Beatrice Pilloud gjatë konferencës së parë për shtyp...
Burimi:
top-channel.tv