Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Dimri “ngrin” Evropën Veriore, kaos në aeroporte, qindra fluturime të anuluara dhe shkolla të mbyllura
Një valë e ashpër e motit dimëror ka mbërthyer Evropën Qendrore dhe Veriore, duke shkaktuar paralizë në transportin ajror dhe hekurudhor, si dhe mbylljen e mijëra shkollave. Nga Parisi në Amsterdam, dhe deri në Skoci, bora dhe akulli kanë vënë në vështirësi autoritetet dhe udhëtarët. Holandë, aeroporti Schiphol kthehet në “fjetore” Situata më kritike raportohet në Holandë. Aeroporti i Schipholit është përballur me anulimin e rreth 800 fluturimeve, kryesisht të kompanisë KLM. Mbi 1,000 pasagjerë të bllokuar e kaluan natën në terminal, ku për herë të parë u desh vendosja e shtretërve të kampingut për të akomoduar njerëzit. Rrjeti hekurudhor holandez është gjithashtu në kolaps. Defektet në ndërruesit e shinave për shkak të ngricave kanë bllokuar linjat rreth Roterdamit dhe Bredës, ndërsa lidhja me shpejtësi të...