Dialogu Serbi-Kosovë, Sorensen: BE pret nga komisioni i përbashkët ta sqarojë fatin e personave të zhdukur!

Dialogu Serbi-Kosovë, Sorensen: BE pret nga komisioni i përbashkët ta sqarojë fatin e personave të zhdukur!

Peter Sorensen, i dërguari evropian për dialogun, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) ka pritshmëri të mëdha nga një komision i përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për ta sqaruar fatin e personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë. Sorensen e konfirmoi në një komunikatë të premten se Kosova dhe Serbia e zhvilluan takimin e parë trepalësh të komisionit të përbashkët për personat e zhdukur të enjten në Bruksel. “Bashkimi Evropian ka pritshmëri të mëdha që Komisioni i Përbashkët të japë një kontribut të rëndësishëm në sqarimin e fatit të personave të zhdukur dhe në ndihmën për mbylljen e një kapitulli të dhimbshëm për familjet, të cilat kanë pritur tepër gjatë për përgjigje”, tha ai. Afër 1.600 njerëz vazhdojnë të jenë ende të...