“Dhuna nuk është rruga e duhur…”, liderët botërorë reagojnë ndaj të shtënave në eventin e Trump
Udhëheqësit nga e gjithë bota kanë dënuar incidentin e së shtunës në Washington Hilton, ku gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë u dëgjuan të shtëna me armë. Presidenti amerikan Donald Trump, Zonja e Parë Melania dhe zyrtarë të lartë u evakuuan menjëherë, ndërsa një oficer i Shërbimit Sekret u plagos lehtë falë jelekut antiplumb. Kryeministri kanadez Mark Carney reagoi në platformën X duke thënë se ishte i lehtësuar që Presidenti dhe të ftuarit janë të sigurt, duke shtuar se “dhuna politike nuk ka vend në asnjë demokraci”. Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, u shpreh se ishte mirë që Trump dhe bashkëshortja e tij janë të padëmtuar, duke theksuar: “Dhuna nuk duhet të jetë kurrë rruga”. Nga Australia, kryeministri Anthony Albanese përgëzoi Shërbimin Sekret...
Burimi:
javanews.al