Dhëndri i Donald Trump nën hetim, i dyshuar për konflikt interesi mes biznesit me fondet saudite dhe rolit si negociator
Demokratët e Komisionit të Drejtësisë në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara kanë hapur një hetim ndaj Jared Kushner, 45 vjeç, dhëndrit të presidentit Donald Trump dhe një figurë e pazakontë në qeverinë amerikane, për konflikte të mundshme interesi mes aktivitetit të tij si financier dhe rolit si i dërguar special i administratës amerikane, detyrë që e ushtron pa qenë pjesë formale e qeverisë. Deputeti Jamie Raskin i ka dërguar një letër Kushnerit duke theksuar se roli i tij në menaxhimin e kompanisë së investimeve Affinity Partners, e themeluar prej tij në Florida katër vite më parë, dhe aktiviteti diplomatik “po ndikojnë politikën e jashtme amerikane që kur presidenti Trump është rikthyer” në Shtëpinë e Bardhë. Paratë saudite “Nuk mund të jesh njëkohësisht diplomat...
Burimi:
javanews.al