Detaje nga arrestimi i Presidentit të Venezuelës/ Tentuan t’u fshiheshin forcave amerikane, Maduro dhe bashkëshortja e tij përplasën kokën pas derës së çeliktë

Detaje nga arrestimi i Presidentit të Venezuelës/ Tentuan t’u fshiheshin forcave amerikane, Maduro dhe bashkëshortja e tij përplasën kokën pas derës së çeliktë

Administrata e Donald Trump u ka thënë ligjvënësve amerikanë se Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, mbetën të lënduar teksa përpiqeshin t’i fshiheshin forcave speciale të SHBA që po kryenin arrestimin në rezidencën e tyre në Karakas. CNN shkruan se çifti presidencial vrapoi brenda kompleksit dhe tentoi të strehohej pas një dere të rëndë çeliku, por korniza e saj ishte e ulët dhe ata përplasën kokën, duke pësuar dëmtime. Operatorët e ‘Delta Force’ i neutralizuan dhe u dhanë ndihmën e parë menjëherë pas nxjerrjes nga godina. Flores u paraqit të hënën në gjykatë me fasha në kokë, ndërsa avokati i saj deklaroi se ajo ka marrë “plagosje të konsiderueshme” dhe mund të ketë edhe thyerje apo mavijosje të rëndë në brinjë, duke kërkuar...