Dështon plani Trump, Irani shkatërron cisternën e naftës së Kuvajtit
Lufta në Lindjen e Mesme nuk ka të ndalur. Edhe pas pauzës disa ditore të kërkuar nga Donald Trump, Teherani ka sulmuar përsëri. Një cisternë me nafte bruto të ngarkuar plotësisht pranë Dubait u godit nga forcat e Iranit, ndërsa Presidenti Donald Trump paralajmëroi se SHBA-të do të shkatërronin termocentralet dhe puset e naftës së Iranit nëse nuk hap Ngushticën e Hormuzit. Sulmi ndaj anijes Al-Salmi me flamur të Kuvajtit është i fundit në një varg sulmesh ndaj anijeve tregtare me raketa ose dronë shpërthyes nga ajri dhe deti në Gjirin dhe Ngushticën e Hormuzit që kur SHBA-të dhe Izraeli sulmuan Iranin më 28 shkurt. Konflikti njëmujor është përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme, duke vrarë mijëra njerëz, duke ndërprerë furnizimin me energji dhe...
Burimi:
opinion.al