Dëshmia tronditëse e prokurorit special Jack Smith: Donald Trump, arkitekti i vetëm i 6 janarit

Dëshmia tronditëse e prokurorit special Jack Smith: Donald Trump, arkitekti i vetëm i 6 janarit

Në një dëshmi që ka tronditur sërish opinionin publik amerikan, ish-prokurori special Jack Smith ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj Donald Trump, duke e cilësuar atë si “personin më fajtor” për trazirat e 6 janarit në Kapitol. Sipas transkripteve të publikuara së fundmi nga Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve, Smith ka mbrojtur me forcë punën e tij, duke deklaruar se sulmi ndaj simbolit të demokracisë amerikane “nuk do të kishte ndodhur kurrë pa Donald Trump”. Gjatë marrjes në pyetje me dyer të mbyllura, Smith hodhi poshtë pretendimet e republikanëve se hetimet ishin të motivuara politikisht për të penguar kandidimin e Trump në vitin 2024. Përkundrazi, ai theksoi se provat treguan një komplot kriminal të mirëfilltë për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020....