Dëshmia e shoferit të kamionit që u përfshi në aksidentin tragjik në Rumani: 34 vjet në timon, s’kam parë kurrë diçka të tillë
Shoferi polak i kamionit që u përfshi në aksidentin ku u godit furgoni që transportonte tifozët e PAOK-ut në Rumani shprehet i tronditur nga ngjarja tragjike me shtatë viktima. “Kam drejtuar kamion për 34 vjet dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Kam bërë mbi 1.000.000 kilometra dhe kjo ishte hera e parë që u përballa me një situatë të tillë,” tha ai për gazetën rumune Libertatea, duke përshkruar momentet dramatike në autostradën DN6, e njohur nga vendasit si “rruga e vdekjes”. Mediat rumune raportojnë se aksidenti i djeshëm është më i rëndë që ka ndodhur në qarkun e Timișoarës në të paktën 20 vitet e fundit. Sipas dëshmisë së një të pranishmi, shoferi i furgonit duket se ka bërë manovra për të kuptuar...
Burimi:
vizionplus.tv