“Dëshiron diçka për të ngrënë?”/ Momenti i sikletshëm nga takimi Trump-Zelensky, Presidenti amerikan i drejtohet gazetarit: Nxirreni jashtë dhe…

“Dëshiron diçka për të ngrënë?”/ Momenti i sikletshëm nga takimi Trump-Zelensky, Presidenti amerikan i drejtohet gazetarit: Nxirreni jashtë dhe…

Përfaqësuesve të mediave iu lejua për pak çaste hyrja në sallën e ngrënies në rezidencën Mar-a-Lago, ku po zhvillohej takimi mes ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Pas disa minutash, gazetarëve iu kërkua papritur të largoheshin nga ambienti, por jo përpara se Trump të bënte një koment të pazakontë. Duke iu drejtuar një gazetari, ai e pyeti me humor. “Dëshiron diçka për të ngrënë? Nxirreni jashtë dhe thuajini kuzhinierit t’i shërbejë një drekë të vogël”, tha Trump. Korrespondenti i DW News në Shtetet e Bashkuara, Misha Komadovsky, shkroi në rrjetin social X  se, ndonëse kamerat nuk ishin në menu, ushqimi i përgatitur për takimin përfshinte salsiçe të mbështjella me petë,  biftek, patate të skuqura, karkaleca me kokos, biskota dhe ujë. Takimi...