“Delcy Rodriguez nuk u njoftua për arrestimin e Maduros”/ Trump zbulon prapaskenat e operacionit në Venezuelë: Nëse s’ka bashkëpunim…

“Delcy Rodriguez nuk u njoftua për arrestimin e Maduros”/ Trump zbulon prapaskenat e operacionit në Venezuelë: Nëse s’ka bashkëpunim…

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën se Shtetet e Bashkuara nuk kanë komunikuar paraprakisht me rrethin e zëvendëspresidentes së Venezuelës, Delcy Rodríguez, përpara operacionit ushtarak amerikan që çoi në kapjen e Nicolás Madurros. “Jo, kjo nuk është e vërtetë”, tha Trump në një intervistë për NBC News, duke theksuar se Rodríguez ka bashkëpunuar me SHBA-të pas zhvillimit të operacionit. Ai nuk konfirmoi nëse ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë mes tij dhe Rodríguez, e cila u betua të hënën si presidente në detyrë e Venezuelës. Trump paralajmëroi se SHBA-të janë të gatshme të ndërmarrin një operacion të dytë ushtarak në Venezuelë nëse Rodríguez ndalon bashkëpunimin, por shtoi se nuk mendon se kjo do të jetë e nevojshme. “Jemi të përgatitur ta bëjmë. Në fakt, e...