Dëbohet ish-ministri anti-shqiptar/ Robert Jenerick shkarkohet nga konservatorët, pritet t’i bashkohet Nigel Farage
Ish- Ministri i Emigracionit i qeverive konservatore britanike që tashmë si parti kanë kaluar në opozitë, pas humbjes spektakolare ndaj Laburisteve në 2024-ën, është shkelmuar nga të gjitha funksionet në atë parti, madje edhe nga partia. Robert Jenerick ishte pjesë e kabinetit hije të opozitës për çështjet e Drejtësisë dhe mbahet mënd për qëndrimet mjaft të ashpra kundër emigrantëve dhe të huajve në Britani, dhe sidomos shqiptarëve. Madje, ai kujtohet për një video virale ku u kërkonte oficerëve të emigracionit të kapnin shqiptarët kudo që ishin ne Britani dhe t’i kthenin mbrapsht nga kishin ardhur. I ashpër ka qenë edhe për Politikën e Ruandës ku në kohën e Rishi Sunak mesa duket ndjente erën e humbjes dhe dha dorëheqjen nga posti i Ministrit të Home Office....
Burimi:
top-channel.tv