Debate në Greqi për dronin ukrainas në Lefkada, aludohet se mund të jetë nisur nga porti i Vlorës
Debat dhe shqetësim vazhdon të shkaktojë në Greqi rasti i dronit detar të tipit ukrainas që u gjet pranë Lefkadës, i mbushur me eksploziv. Sipas reportazhit investigativ të televizionit privat STAR, autoritetet greke po përqendrojnë hetimet në dy porte nga ku dyshohet se mund të jetë nisur mjeti ushtarak: portin e Vlorës në Shqipëri dhe portin e Misratës në Libinë Perëndimore. Sipas të njëjtit reportazh, të dyja zonat konsiderohen pika me interes strategjik për lëvizjet në Mesdhe, ndërsa për Libinë përmendet edhe prania e ekspertëve ukrainas të dronëve dhe personelit ushtarak. Autoritetet greke po përpiqen të kuptojnë rrugën që ndoqi droni, mënyrën se si përfundoi në Detin Jon dhe nëse objektivi i tij ishte një autokolonë ruse anijesh që lëvizte ditët e fundit në Mesdhe....
Burimi:
top-channel.tv