DASH thirrje amerikanëve: Kujdes udhëtimet në Lindjen e Mesme! Irani sulmon Kuvajtin
Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim për udhëtimet në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se “qytetarët amerikanë që ndodhen në rajon duhet të konsiderojnë largimin ose të jenë të përgatitur të largohen në rast të një përshkallëzimi të situatës”. Në një njoftim të publikuar në rrjetin social X, Departamenti i Shtetit u bëri thirrje gjithashtu amerikanëve jashtë Lindjes së Mesme që të rishqyrtojnë seriozisht udhëtimet drejt rajonit ose tranzitin përmes tij. Autoritetet amerikane paralajmëruan se “Irani dhe grupet që e mbështesin atë mund të shënjestrojnë interesa të tjera amerikane jashtë vendit ose vende të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe qytetarët amerikanë në mbarë botën”. Njoftime të ngjashme u publikuan edhe javën e kaluar, pasi presidenti amerikan Donald Trump...
Burimi:
syri.net